UBT News

BE-ja miraton 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të dërgojë 500 milionë euro ndihmë ushtarake në Ukrainë, thonë burimet.

Hungaria e miratoi vendimin edhe pse më parë ishte kundër paketës. Megjithëkëtë ajo sinjalizoi kundërshtimin e saj ndaj sanksioneve të tjera dhe veçanërisht ndaj atyre që do të kufizojnë bashkëpunimin e saj me Moskën në energjinë bërthamore.

Një nga diplomatët e BE-së tha se 45 milionë euro të tjera do t’i japë BE-ja për pajisje jo-vdekjeprurëse që do të jenë pjesë e misionit të trajnimit ushtarak të Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version