UBT News

BE-ja merr vendim për të ndaluar eksportin e mbetjeve plastike drejt vendeve të varfra

Bashkimi Evropian (BE) ka arritur një marrëveshje për t’ua ndaluar zbarkimin anijeve me mbetje plastike në portet e vendeve të varfra.

Ligjvënësit evropianë dhe vendet anëtare u pajtuan të premten të ndalojnë eksportin e mbeturinave plastike nga vendet e pasura drejt vendeve të varfra nga mesi i vitit 2026.

Marrëveshja vjen në periudhën kur diplomatët do të takohen në Nairobi, Kenia, për të arritur një traktat global mbi ndotjen plastike.

“Përfundimisht BE-ja do të marrë përgjegjësinë për mbetjet e saj plastike duke ndaluar eksportin e saj në vendet jo anëtare të OECD”, tha Pernille Weiss, anëtare daneze e Parlamentit Evropian me grupin e qendrës së djathtë EPP, e cila ishte në krye të propozimit.

“Edhe një herë, ne konfirmojmë se mbetjet janë burim kur menaxhohen siç duhet, por në asnjë rast nuk duhet të shkaktojnë dëm për mjedisin apo shëndetin e njeriut”, shtoi ajo.

Rregullat duhet të miratohen nga Këshilli Evropian dhe Parlamenti para se të hyjnë në fuqi./UBTNews/

Exit mobile version