UBT News

BE-ja kërkon partneritet të fortë me qeverinë e re të Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë thirrje për formim të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka nevojë për një partner në qeveri për të punuar dhe diskutuar së bashku në proceset integruese.

Orav gjithashtu përmendi se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka filluar, ndaj është i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë me autoritetet në vend, raporton KosovaPress.

Megjithatë, ambasadori i BE-së në Kosovë nënvizoi domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Këto komente, Orav i bëri gjatë tryezës së diskutimit të mërkurën, lidhur me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FO.

Exit mobile version