Komisioni Evropian iu ka kërkuar vendeve në të gjithë bllokun që të ulin përdorimin e gazit me 15 për qind deri në mars, mes frikës se Rusia mund të ndalojë furnizimet.
Thuhet se objektivi është vullnetar, por do të bëhet ligjërisht i detyrueshëm nëse Moska mbyll rubinetat këtë verë.
Tubacioni kryesor Nordstream 1 nga Rusia në Gjermani ka qenë jashtë linjës për mirëmbajtje për 10 ditë dhe do të kthehet të enjten, raporton BBC. Por ka shqetësime se Moska nuk do ta zbatojë premtimin e saj.
Vendet anëtare të BE-së do të votojnë planin e racionalizimit të Këshillit në një takim të ministrave të energjisë më 26 korrik.