Komisioni Evropian ka kërkuar edhe më shumë informacione nga Amazoni në lidhje me atë se si shitësi online i mbron konsumatorët nga produktet ilegale. Gjiganti duhet t’i përgjigjet kërkesës deri më 6 dhjetor.
Informacionet mund çojnë në hapjen e një hetimi formal rreth Amazonit mbi vlerësimin e rrezikut dhe masat zbutëse që përdor për të mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e tyre në internet.
Kërkesa u bë nën Aktin e Shërbimeve Digjitale, që hyri në fuqi për gjigantët teknologjik në gusht të këtij viti.
Amazon është dizajnuar nën këtë akt “si platformë e madhe në internet”. Kjo nënkupton se duhet t’u përshtaten rregullave të reja (sikurse transparencë më e madhe, shpërndarje e të dhënave dhe obligimet mbi menaxhimin e rrezikut) ose rrezikojnë gjoba të rënda deri në gjashtë për qind të të hyrave globale të kompanisë./UBTNews/