UBT News

BE-ja e mbështet Kosovën me mbi 63 milionë euro

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro.

Kjo marrëveshje është në vlerë të 63.96 milionë eurove.

Bislimi para mediave ka thënë se ka qenë i madh numri i projekteve që është bërë në kuadër të marrëveshjes së kaluar të IPA.

Ajo çka kemi bërë ne për shkak të vonesave si rezultat i pandemisë një pjesë i kemi shtyrë afatin. Por projektet që kanë përfunduar dhe kanë rezultuar me kursime i kemi bartur në IPS III pasi nuk dëshirojmë të humb asnjë grant i BE-së”, ka thënë Bislimi.

Exit mobile version