Një zgjidhje me dy shtete për të mundësuar bashkëjetesën paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve është ‘zgjidhja e vetme’ për konfliktin aktual, tha të hënën Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.
“Të gjithë ata që thonë se nuk duan të dëgjojnë për një zgjidhje të tillë nuk kanë sjellë asnjë alternativë”, shtoi ajo, ndërsa bëri thirrje edhe për “pauzë humanitare” urgjente./UBTNews/