UBT News

BE-ja do t’i kompensojë me 100 milionë euro fermerët e prekur nga importet e grurit ukrainas

Bashkimi Evropian do t’i kompensojë me 100 milionë euro fermerët në pesë shtetet që ndodhen në kufi me Ukrainën, të cilat janë prekur nga rritja e çmimeve në importet e grurit.

Nga Brukseli është kërkuar të ndërhyjë dhe të gjejë një zgjidhje pasiqë Polonia dhe Hungaria ndaluan disa importe fundjavën e kaluar dhe vendet e tjera të Evropës Lindore treguan se do ta ndjekin këtë shembull.

Komisioni Evropian njoftoi se do të marrë “masa parandaluese” emergjente për grurin, misrin, farat e lulediellit pas një ankese të përbashkët nga Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Një zyrtar i BE-së tha se drithërat ukrainas do të hyjnë në vendet vetëm nëse do të eksportohen diku tjetër dhe masa do të jetë në fuqi deri në fund të qershorit./UBTNews/

Exit mobile version