UBT News

BE-ja do ta ndihmojë Marokun me 1 milion euro

BE do të japë 1 milion euro (1.07 milion dollarë) për Marokun për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në zonat e prekura nga tërmeti, sipas Komisionit Evropian.

“Ndërsa BE-ja po solidarizohet me popullin maroken, ne po lëshojmë fonde prej 1 milion eurosh për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave më urgjente të popullsisë më të prekur”, tha në një deklaratë komisioneri i BE-së për Krizat, Janez Lenarcic.

“BE mbetet e gatshme të ndihmojë Marokun në çdo mënyrë të nevojshme gjatë kësaj periudhe të vështirë”, shtoi Lenarciç./UBTNews/

Exit mobile version