UBT News

BE-ja dëshiron të bëjë marrëveshje për mineralet me Ukrainën

Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se ashtu si SHBA-ja dëshiron të bëjë marrëveshje me Ukrainën në lidhje me mineralet e çmuara.

Sipas raporteve në mediat evropiane, zv/presidenti i Komisionit Evropian, Stephane Sejourne tha se BE-ja i ka ofruar Ukrainës marrëveshje për mineralet ku do të fitojnë të dyja palët.

Sejourne i cili është përgjegjës për strategjinë industriale të BE-së, tha se pala e BE-së paraqiti ofertë “rivale” për autoritetet ukrainase gjatë vizitës që anëtarët e komisionit zhvilluan dje në Kiev, me rastin e 3 vjetorit të luftës.

21 nga 30 lëndët kritike që i duhen Evropës mund të sigurohen nga Ukraina me partneritetin ‘fito-fito’“, deklaroi Sejourne, i cili mbrojti idenë se Evropa nuk do të propozojë kurrë marrëveshje që nuk do të sigurojë përfitim për të dyja palët.

Në fillim të muajit, presidenti amerikan Donald Trump tha se Ukraina i detyrohej SHBA-së qindra miliarda dollarë për shkak të ndihmës së ofruar deri më tani dhe njoftoi se dëshironte të bënte marrëveshje me Kievin duke kërkuar elementë të rralla në vlerë 500 miliardë dollarë.

Trump tha se bisedimet ishin në vazhdim me palën ruse dhe atë ukrainase për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vinte në Shtëpinë e Bardhë këtë ose javën e ardhshme për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e çmuara.

Ukraina ka shumëllojshmëri të gjerë të fushave të elementeve dhe mineraleve kritike dhe kryesore, përfshirë litiumin, titanin, uraniumin dhe manganin.

Exit mobile version