Bashkimi Evropian (BE) ka aktivizuar mekanizmin e Mbrojtjes Civile pasi zjarret në pyje kanë filluar të prekin shumë vende në Evropë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Komisioni Evropian thuhet se zjarret pyjore kanë filluar të prekin shumë vende në Evropë dhe se 650 zjarrfikës nga 14 vende evropiane janë pozicionuar në zona me rrezik të lartë në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë.
BE-ja gjithashtu do të rrisë numrin e zjarrfikësve në secilin vend si pjesë e përgatitjeve të saj verore për zjarret në pyje. Përveç kësaj, 22 avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë janë vendosur në 10 shtete anëtare për të reaguar nëse është e nevojshme.
Këto burime, të koordinuara dhe të bashkëfinancuara përmes mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, synojnë të ndihmojnë në uljen e rreziqeve dhe të ofrojnë reagim më të shpejtë dhe më të fortë ndaj krizave.
Unioni gjithashtu do të ofrojë ndihmë në kuadër të mekanizmit të Mbrojtjes Civile nëse kërkohet.