UBT News

BE i kërkon Elon Muskut që të forcojë kontrollet e sigurisë në Twitter

Komisioneri i BE-së për politikën digjitale, Thierry Breton, ka paralajmëruar pronarin e Twitter, Elon Musk se kompania duhet të punojë shumë për të respektuar ligjet e reja të mediave sociale.

Musk, i cili bleu platformën Twitter në muajin tetor, ka ngjallur dilema se do të heqë rregullat e platformës përmes së cilave synohet të luftohet dezinformimi.

Breton dhe Musk zhvilluan një videotelefonatë për të diskutuar rreth gatishmërisë së Twitterit për t’u pajtuar me Aktin e Shërbimeve Digjitale të BE-së, i cili do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Ligji kërkon nga kompanitë e teknologjisë që të rrisin kontrollin për përmbajtje që mund të nxisin terrorizmin, abuzimin seksual të fëmijëve, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimet komerciale.

Breton mirëpriti deklaratat e Muskut për të përgatitur Twitterin për legjislacionin e ri, por tha se platforma duhet të marrë hapa konkretë.

Qëllimi është që platforma të pajtohet me rregullat e reja para afatit dhe të përgatitet për një auditim të gjerë të pavarur siç kërkohet nga ligji i ri i BE-së./UBTNews/

Exit mobile version