UBT News

BE i jep 500 milionë euro të tjera Ukrainës për pajisje ushtarake

European Union Foreign Policy chief Josep Borrell speaks during a debate on Foreign interference in all democratic processes in the European Union, including disinformation, during a plenary session at the European Parliament in Strasbourg, eastern France on March 8, 2022. (Photo by Frederick FLORIN / AFP)

Bashkimi Evropian miratoi të mërkurën një shtesë prej 500 milionë eurosh për pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës, sipas një njoftimi për shtyp nga Këshilli Evropian.

“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Ndërsa Rusia përgatitet për një ofensivë në lindje të Ukrainës, është thelbësore që ne të vazhdojmë dhe të shtojmë mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për të mbrojtur territorin dhe popullsinë e saj dhe për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme”, tha Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.

Ndihma ushtarake shtesë e çon ndihmën totale financiare nga BE për Forcat e Armatosura të Ukrainës në 1.5 miliardë euro, thuhet në njoftim.

500 milionë euro do të financojnë pajisje mbrojtëse personale, pajisje ushtarake, karburant dhe komplete të ndihmës së parë, sipas njoftimit.

“Këshilli Evropian kërkon që Rusia të ndalojë menjëherë agresionin e saj ushtarak në territorin e Ukrainës”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version