UBT News

BE i akordon 202 milionë euro ANP dhe UNRWA për shërbime thelbësore

Komisioni Evropian ka ndarë një total prej 202 milionë eurosh  për Autoritetin Palestinez (PNA) dhe Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) për të siguruar shërbime thelbësore në Rripin e Gazës.

Këto janë shpërndarjet e para të paketës prej 1,6 miliardë eurosh për vitet 2025-2027 të shpallura në prill.

Shuma përfshin një kontribut prej 150 milionë eurosh në PNA për të mbështetur arsimin, kujdesin shëndetësor dhe pagesën e pagave të stafit të sektorit publik në këmbim të vazhdimit të reformave të dakorduara.

Pjesa e mbetur prej 52 milionë eurosh është caktuar për UNRWA për të ofruar ndihmë humanitare, arsimore dhe shëndetësore për refugjatët palestinezë në Rrip, Bregun Perëndimor dhe vendet pritëse, përfshirë Jordaninë, Libanin dhe Sirinë.

Mbështetja jonë për popullin palestinez mbetet konstante. Me këtë ndarje, ne riafirmojmë angazhimin tonë të fortë politik dhe financiar. BE-ja është thellësisht e shqetësuar nga situata katastrofike humanitare në Gaza dhe kushtet e përkeqësuara në Bregun Perëndimor”, theksoi Komisionerja Evropiane për Mesdheun, Dubravka Suica, duke përsëritur nevojën për “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, bazuar në një zgjidhje të negociuar me dy shtete”./atsh

Exit mobile version