Bashkimi Evropian njoftoi sot hapjen e hetimeve për rrjetin social TikTok për ruajtjen e të dhënave personale në Kinë, mësohet nga një komunikatë për shtyp.
Autoriteti irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC), duke vepruar në emër të Bashkimit Evropian, hapi sot një hetim mbi ruajtjen nga TikTok të të dhënave personale të disa përdoruesve evropianë në serverat kinezë, gjë që mund të jetë në shkelje të legjislacionit.
DPC u informua në prill nga rrjeti i fuqishëm social se të dhënat evropiane ishin ruajtur në Kinë dhe që atëherë ishin fshirë.
TikTok përmendi një “problem teknik”./atsh