UBT News

BE gati për sanksione të tjera ndaj Rusisë

Deklarata është bërë nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm dhe atyre të Mbrojtjes të vendeve anëtare.

Ai tha se masat e deritanishme përbëjnë një hap të rëndësishëm në qasjen e Unionit ndaj Rusisë dhe shtoi se bashkë me partnerët, blloku është i gatshëm të marrë masa të tjera.

“Masat kufizuese vazhdojnë të përbëjnë një pjesë të rëndësishme të qasjes sonë dhe ne jemi gati të marrim masa të mëtejshme bashkë me partnerët tanë. Ne do të vazhdojmë të koordinohemi me ta, në mënyrë që të vijojmë presionin ndaj Rusisë. Gjithashtu, ne do të vazhdojmë ta izolojmë Rusinë, ta mbajmë përgjegjëse për krime lufte, për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar. Ndërkohë do të vazhdojmë të mbështesim ekonomikisht, financiarisht, me ndihma humanitare dhe ushtarake Ukrainën”, u shpreh Borrell.

Exit mobile version