Bashkimi Evropian është gati të eksportojë pothuajse të gjitha mallrat bujqësore të Ukrainës përmes korsive të solidaritetit, ka thënë komisioneri për bujqësinë e bllokut.
“Ne jemi gati të eksportojmë pothuajse gjithçka. Kjo është rreth 4 milion ton në muaj fara vajore dhe drithëra dhe ne e arritëm këtë vëllim në nëntor të vitit të kaluar”, tha Janusz Wojciechowski.
Para se Rusia të tërhiqej nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, 60% e eksporteve të Ukrainës transportoheshin përmes korsive të solidaritetit, ndërsa 40% kalonin përmes Detit të Zi, shtoi ai./UBTNews/