UBT News

​BE do t’i japë 54 milionë dollarë për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë javën e ardhshme

epa08324062 A view of EU flags next to the European Council in Brussels, Belgium, 26 March 2020. EU leaders will debate the coordination of EU efforts to tackle the Covid-19 epidemic, as well as other issues, including foreign affairs, digital policy and enlargement. EPA/STEPHANIE LECOCQ

Komisioni Evropian njoftoi të premten se do të “vazhdojë t’i paguajë” 50 milionë euro (54.1 milionë dollarë) agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) javën e ardhshme.

Kësti i dytë dhe i tretë prej 16 milionë eurosh do të lëshohen më vonë, thuhet në një deklaratë të komisionit.

“Përtej mbështetjes së tij për UNRWA, Komisioni mbetet plotësisht i përkushtuar për të adresuar gjendjen e vështirë humanitare të popullit palestinez, veçanërisht në Gaza, por edhe më gjerësisht në rajon”, njoftoi KE, duke shtuar se për këtë qëllim, ai do të ndajë një shtesë prej 68 milionë euro për 2024”.

Pagesa shtesë do të sjellë shumën totale në 150 milionë euro. Për më tepër, Komisioni ka ndarë 125 milionë euro ndihma humanitare për palestinezët për vitin 2024. Komisioni po kontrakton sot 16 milionë eurot e para”, thuhet tutje në njoftim.

Disa vende pezulluan fondet e tyre për UNRWA në janar pas akuzave izraelite se 12 nga mijëra punonjës të agjencisë morën pjesë në sulmin e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit. Agjencia po heton pretendimet, por ka paralajmëruar se ndërprerja e financimit rrezikon një katastrofë./AA

Exit mobile version