Bashkimi Evropian tha të martën se do të sanksionojë organizatorët e referendumeve “të paligjshme” në katër rajone të okupuara të Ukrainës nga Rusia.
“Do të ketë pasoja për të gjithë ata që marrin pjesë në referendumet ilegale dhe të paligjshme”, u tha gazetarëve Peter Stano, zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Sot është dita e pestë dhe e fundit e referendumeve që u mbajtën në disa rajone të Ukrainës./UBTNews/