UBT News

BE do të rrisë mbështetjen financiare për furnizimet ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën financiare dhe dërgimin e armëve për Ukrainën, tha të hënën ministrja gjermane e financave, Annalena Baerbock, përpara një Këshilli të posaçëm të Punëve të Jashtme në Bruksel, përcjell UBT News.

“Ne do të rrisim mjetet financiare për blerjen e mallrave ushtarake në 1 miliard euro, për të bërë të qartë, [që] ne qëndrojmë me solidaritet të plotë në anën e Ukrainës, ne qëndrojmë për mbrojtjen e popullsisë civile në Ukrainë”, u tha Baerbock gazetarëve.

“Ukraina ka nevojë për armë të tjera”, tha ajo, pa dhënë detaje të tjera për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

“Kjo ka të bëjë me jetën dhe vdekjen, ne jemi në mes të një lufte dhe për këtë arsye nevojitet kujdes absolut për të deklaruar se cilat armë do të dorëzohen dhe ku”, shtoi Baerbock.

Baerbock gjithashtu vuri në dukje se aleanca duhet të parandalojë përhapjen e luftës në vendet e tjera.

“Ne kemi një përgjegjësi ndaj ukrainasve, por kemi gjithashtu një përgjegjësi ndaj 450 milionë evropianëve dhe atyre që janë anëtarë të NATO-s,” shtoi ajo.

“Ata që përfitojnë nga kjo luftë” duhet të sanksionohen, duke përfshirë anëtarët e familjes së tyre, tha Baerbock./UBTNews/

Exit mobile version