Bashkimi Evropian thotë se do të punojë “me shpejtësi” në rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe do të punojë për ndihmën e mëtejshme financiare.
Në një njoftim për shtyp pas ditës së parë të Samitit dy-ditor të BE-së, Këshilli Evropian tha: “Bashkimi Evropian mbetet fuqishëm i përkushtuar për të ofruar mbështetje të mëtejshme ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të ushtrojë të drejtën e saj të natyrshme të vetëmbrojtjes kundër agresionit rus dhe të mbrojë integritetin dhe sovranitetin e saj territorial. Për këtë qëllim, Këshilli Evropian i bën thirrje Këshillit që të punojë me shpejtësi për një rritje të mëtejshme të mbështetjes ushtarake”.
Këshilli Evropian gjithashtu i kërkoi Rusisë që “të ndalojë menjëherë shënjestrimin e objekteve bujqësore dhe heqjen e drithërave, dhe të zhbllokojë Detin e Zi, në veçanti portin e Odesës, në mënyrë që të lejojë eksportin e drithërave dhe operacionet e transportit tregtar”, duke fajësuar Rusinë për krizën e sigurisë ushqimore.
“Rusia, Bjellorusia dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet e tjera më të rënda do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë./UBTNews/