UBT News

BE do të ndalojë importin e ushqimit nga zonat e shpyllëzuara

(FILES) In this file photo taken on August 15, 2020 smoke rises from an illegally lit fire in Amazon rainforest reserve, south of Novo Progresso in Para state, Brazil. - World leaders reunited in Glasgow for the COP26 on November 2, 2021 issued a multibillion-dollar pledge to end deforestation by 2030, a promise met with scepticism by environmental groups who say more urgent action is needed to save the planet's lungs. (Photo by CARL DE SOUZA / AFP)

BE planifikon të ndalojë importet e ushqimit dhe drurit nga zonat e shpyllëzuara, sipas një propozimi të zbuluar të mërkurën që synon përdorimin e fuqisë së saj tregtare për të nxitur qëndrueshmërinë, përcjell UBT News.

Projektligji të cilin Brukseli dëshiron ta kthejë në ligj për të 27 vendet e Bashkimit Evropian, do t’u kërkojë kompanive të tregojnë se soja, mishi i viçit, vaji i palmës, kakaoja, kafeja dhe produktet e drurit janë të certifikuara “të pa shpyllëzuara”.

Kjo vjen pas një premtimi ndërkombëtar të bërë në samitin COP26 javën e kaluar për t’i dhënë fund shpyllëzimeve deri në vitin 2030.

“Ky propozim është me të vërtetë novator”, tha komisioneri i BE-së për politikën e klimës, Virginijus Sinkevicius, në një konferencë për media.

“Ai ka në fokus jo vetëm shpyllëzimin e paligjshëm, por edhe shpyllëzimin e nxitur nga zgjerimi bujqësor”, tha ai.

Importet nga vendet me rrezik më të lartë do t’i nënshtrohen kontrolleve më të forta./UBTNews/

Exit mobile version