Bashkimi Evropian do të dërgojë një “mision civil të BE-së” në Armeni për të ndihmuar në përcaktimin e kufijve me Azerbajxhanin, njoftuan palët të premten pas një takimi me Francën në Pragë.
Misioni do të fillojë në tetor dhe do të zgjasë dy muaj, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve midis kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kreut të shtetit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.
Të tre liderët dhe presidenti i Këshillit Evropian u takuan të enjten mbrëma në margjinat e mbledhjes së parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë./UBTNews/