UBT News

BE dhe AstraZeneca arrijnë marrëveshje për shpërndarje të vaksinave

Bashkimi Evropian dhe kompania farmaceutike, AstraZeneca kanë arritur marrëveshje për furnizim me 200 milionë vaksina antiCOVID, duke i dhënë fund mungesës së dozave të vaksinës së kësaj kompanie.

AstraZeneca u pajtua t’i dërgojë Bashkimit Evropian 200 milionë doza të vaksinës deri në fund të marsit të vitit 2022. Sipas marrëveshjes së arritur, 60 milionë doza vaksinash do të shpërndahen deri në fund të këtij muaji, 75 milionë të tjera deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti dhe 65 milionë deri në fund të muajit mars të vitit 2022.

Në prill, BE-ja kishte filluar procedurat ligjore kundër AstraZeneca-s për shkeljen e pretenduar të kontratës në lidhje me shpërndarjen e vaksinës. AstraZeneca ishte angazhuar të furnizonte 180 milionë doza në BE në tremujorin e dytë të 2021, por u përball me vonesa të shumta në dërgesa.

Nëse përfshihen edhe dozat e tjera, numri total i vaksinave të dërguara në BE shkon në 300 milionë./UBTNews

Exit mobile version