UBT News

​BE dakordohet për paketën e ndihmës prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën

27 liderët e BE-së kanë rënë dakord për krijimin e një fondi prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën në buxhetin shumëvjeçar të BE-së për 2024-2027.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se të 27 liderët u pajtuan për një paketë shtesë mbështetjeje brenda buxhetit të BE-së, e cila siguron një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën.

“Ne kemi arritur një marrëveshje për financimin e shumëfishtë që tregon pajtimin e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian. Në dhjetor kemi bërë një progres të rëndësishëm duke i dhënë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë dhe të fillojmë negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë dhe sot po ecim një hap tutje. Ne kemi qëndrimin e 27 krerëve të qeverive që të arrijmë një marrëveshje politike, e cila do të na lejojë të alokojmë 50 miliardë shtesë euro si pjesë e ndihmës për Ukrainën. Mendoj se ky vendim dërgon një mesazh të qartë për Ukrainën”, tha Michel.

Më 1 shkurt, Këshilli Evropian do të mbajë një takim të posaçëm në Bruksel për të diskutuar krijimin e një fondi prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën në buxhetin shumëvjeçar të BE-së për 2024-2027.

Exit mobile version