Vendimi i Moskës për të bllokuar eksportimin e miliona ton grurë ukrainas është “krim lufte”, deklaroi Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të çbllokojë portet ukrainase… Është e paimagjinueshme. S’mund ta imagjinojmë që miliona ton grurë janë bllokuar në Ukrainë përderisa pjesa tjetër e botës po vdes urie”, deklaroi ai me të mbërritur në një takim të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.
“Ky është vërtet krim lufte, prandaj s’mund ta imagjinoj që kjo do të zgjasë shumë gjatë”, shtoi Borrell.
Ukraina është eksportuesi më i madh i disa ushqimeve kryesore në botë, por tani vlerësohet se rreth 22 milionë ton grurë ka ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadës ruse./UBTNews/