UBT News

BE bie dakord për krijimin e një fondi mbrojtës prej 150 miliardë eurosh

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord sot për krijimin e një fondi me vlerë deri në 150 miliardë euro (170 miliardë dollarë) për prokurimin e përbashkët të armëve.

Kreditë do të përdoren për të investuar në mbrojtjen ajrore dhe raketore, sistemet e artilerisë, raketat dhe municionet, dronë dhe sistemet anti-dronë – si dhe për të adresuar nevojat e tjera nga lëvizshmëria kibernetike deri te lëvizshmëria ushtarake”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kur prezantoi planin në mars.

Përpjekjet aktuale të riarmatimit të vendeve të BE-se – kanë për qëllim të pengojnë Rusinë nga sulmi i mundshëm ndaj një vendi tjetër evropian pas Ukrainës.

Agjencitë e inteligjencës supozojnë se Rusia mund të fillojë një luftë tjetër deri në vitin 2030.

Presioni mbi BE-në për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes dhe ndihmën për Ukrainën është intensifikuar më tej – pasi Uashingtoni pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe vuri në pikëpyetje angazhimin e saj për të mbrojtur Evropën.

Po jetojmë në kohët më të rëndësishme dhe të rrezikshme”, tha Von der Leyen më herët.

Ky është momenti i Evropës dhe ne duhet ta përmbushim atë”, shtoi ajo.

Von der Leyen shpreson që së bashku me kapitalin privat dhe fondet shtesë nga Banka Evropiane e Investimeve, fondi mund të mobilizojë deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen.

Fondi i ri, i cili ende duhet të miratohet zyrtarisht nga ministrat e BE-së javën e ardhshme, është pjesë e një sërë iniciativash për të përmirësuar kapacitetet mbrojtëse të Evropës.

Komisioni Evropian gjithashtu u lejon shteteve anëtare më shumë liri veprimi për shpenzimet e mbrojtjes sipas rregullave zakonisht të rrepta të borxhit dhe deficitit të BE-së./atsh

Exit mobile version