UBT News

BE bën thirrje për një hetim për masakrën e rreth 100 civilëve në Burkina Faso

Sulmuesit në veri të Burkina Fasos vranë rreth 70 njerëz, shumica prej tyre fëmijë dhe të moshuar, në një masakër në fshat në fillim të këtij muaji që mbetet ende nën hetim, thanë autoritetet.

Prokurori Simon B. Gnanou tha se sulmi ndodhi në fshatin Zaongo, që ndodhet rreth 60 kilometra nga qyteti i Boulsas.

“Në fazën aktuale të gjetjeve tona dhe dëshmive të mbledhura, autorët e këtyre mizorive mbeten të panjohur për momentin”, tha Gnanou në një njoftim për shtyp.

Mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 2 milionë janë zhvendosur brenda vendit./UBTNews/

Exit mobile version