Bashkimi Evropian njoftoi sot pagesën e parë prej 1.5 miliard eurosh për mbështetjen ushtarake për Ukrainën e krijuar nga asetet e ngrira ruse. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të postuar në faqen e Komisionit Evropian, transmeton Ukrinform.
“Sot, BE-ja vë në dispozicion në mbështetje të Ukrainës pagesën e parë prej 1.5 miliard eurosh të krijuara nga asetet e ngrira ruse…”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Sipas Komisionit Evropian, ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore Ruse është rezultat i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, të miratuara në vazhdën e luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës.
“BE qëndron me Ukrainën. Sot ne transferojmë 1.5 miliard euro të ardhura nga asetet e ngrira ruse për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Nuk ka simbol apo përdorim më të mirë për paratë e Kremlinit sesa të bëjmë Ukrainën dhe gjithë Evropa një vend më te sigurt për të jetuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.