Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë, duke thënë se kjo shënon hap të rëndësishëm në praninë e Aleancës në Ballkanin Perëndimor.
Në llogarinë e saj në X, Osmani shtoi se në këtë mënyrë rritet siguria e rajonit.
“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, shkroi ajo mes tjerash.