Të dhënat më të fundit tregojnë se Battlefield 6 është bërë video-loja më e shitur në SHBA për vitin 2025.
E lansuar më 10 tetor për PC, PlayStation dhe Xbox, loja arriti brenda më pak se një jave të shënojë debutimin më të madh në historinë e franshizës së DICE. Battlefield 6 u rendit si loja më e shitur e muajit tetor, duke kaluar tituj si Pokémon Legends: Z-A dhe Ghost of Yotei.
Në vetëm tre ditë nga lansimi, loja shiti mbi 7 milionë kopje, duke tejkaluar dukshëm ritmin e shitjeve të Battlefield 5.
Asnjë nga 10 video-lojërat më të shitura të tetorit nuk ishte një IP origjinale, gjë që konfirmon edhe një herë fuqinë e franshizave të njohura.
Krahasuar me 2024 kur Elden Ring ishte i vetmi titull origjinal në top 10 — Battlefield 6 po shënon performancë të jashtëzakonshme.
Edhe pse titujt Call of Duty vazhdojnë të mbeten mes lojërave më të shitura, për momentin nuk pritet të tejkalojnë suksesin e Battlefield 6.
Me ritme të ngjashme me ato të serive Call of Duty, Battlefield 6 ka gjasa të përfundojë vitin si video-loja më e shitur e 2025-ës në SHBA. /A.Z/UBT News/
