UBT News

Bastisjet, Behrami: Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi

Pas bastisjes së banesës, Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese.

Ai ka shkruar në Facebook se bastisjet politike janë bërë mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit.

“Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi”, ka shkruar Behrami.

Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës dje kanë bastisur banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Exit mobile version