UBT News

Bastisje në një shtëpi në Vushtrri, sekuestrohet një armë

Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme Policia e Kosovës, në orët e mesditës së sotme, në Vushtrri ka realizuar bastisje në një shtëpi private.

Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një sasi municioni.

“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar një person, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version