Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në Ministrinë e Bujqësisë.
Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore, kanë konfirmuar për KosovaPress, nga Prokuroria e Shtetit.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për përpunimin e mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.