UBT News

​Bastisje në disa lokacione në veri

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm po realizon bastisje në disa lokacione në veri të Mitrovicës. E gjithë kjo lidhet me hetimet që po vazhdojnë për sulmin terrorist që u krye në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator. 

Veton Elshani, u.d. i drejtorit të policisë për rajonin e veriut tha që bastisjet po vazhdojnë dhe deri më tash nuk ka të arrestuar. Ai nuk dha informata nëse deri më tash ka armë të konfiskuara.

Exit mobile version