UBT News

Bastisja në shtëpinë e Selimit, avokati: Janë kërkuar prova që lidhen me pengim të drejtësisë

Avokati Artan Qerkini është deklaruar për bastisjen në shtëpinë ë ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.

Qerkini theksoi së Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas tij bastisja është kryer meqë mendohet se në shtëpinë e tij mund të këtë pasur prova që ndërlidhën me procedimet penale për pengim të drejtësisë. Ai tha së ka vërejtje për urdhrin e bastisjes, sepse siç tha ai nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjorë, i cili sipas tij cenon privatësinë e personave.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e Sylejman Selimit. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhrit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë. Ne i kemi disa vërejtje në vet urdhrin, mendojmë se nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe i cenon disa të drejta kushtetuese të personave, sepse nuk mund të cenohet privatësia e një personi, me një urdhër të gjykatës nëse ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Mirëpo në të gjitha këto çështje do t’i adresojmë në kohë dhe pranë institucioneve përkatëse të Dhomave të Specializuara”, theksoi Qerkini.

Avokati Qerkini nuk dha detaje se a është gjetur diçka gjatë bastisjes në shtëpinë e Selimit. Sot është raportuar se edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është bastisur nga Dhomat e Specializuara, por një gjë të tillë e ka mohuar vetë ai, duke thënë se ka pasur një komunikim rreth punës që e bën në Dhomën e Specializuara.

Ndaj bastisjes së shtëpisë së Sylejman Selimit, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku. Ai ka thënë së këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës.

“Siç po raportohët në media, Zyra ë Prokurorit të Specializuar (ZPS) është dukë kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Exit mobile version