Hetuesit e Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, që nga mëngjesi, ende janë duke vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj. Para shtëpisë së tij janë duke qëndruar një automjet i EULEX-it, si dhe Policia e Kosovës.
Ndërsa, sot gjatë ditës janë kryer bastisje edhe në shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.
Xhaxhai i Bashkim Smakajt, Hetim Smakaj deklaroi se nuk kanë qenë në dijeni për këtë bastisje. I njëjti u nuk lejua nga Policia të hy në shtëpinë e ish shefit të AKI-së. Sipas tij, këto bastisje nuk janë të mira, për shkak të akuzave të pavërteta.
“Na nuk dimë asgjë rreth bastisjeve, kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. Nuk e kemi pritur këtë bastisje… U nisëm të shkojmë të shikojmë se çka po bëhet, t’i mësojmë arsyet pse, por nuk po mundemi me hy deri të dalin policia…Smakaj më ka migj, unë djalë tw vwllaut e kam… Nuk besoj që kemi, nuk kemi bërë kurrfarë vepre. Nuk janë të mira këto bastisje, këto janë do akuza të pa vërteta, me dëshmitarë të rrejshëm. Gjithkush flet diçka edhe këta i marrin si diçka, po nuk ka asgjë”, deklaroi Smakiqi.