UBT News

Bastiset shtëpia e gazetares ruse që protestoi kundër luftës

Një ish-gazetare ruse e cila pushtoi ballinat rreth botës kur protestoi kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi direkt në një kanal lajmesh të kontrolluar nga shteti, thotë se shërbimet ruse të sigurisë ia kanë bastisur shtëpinë.

Muajin e kaluar, Marina Ovsyannikova u gjobit me 50 mijë rubla (800 dollarë) për komentet që i bëri rreth luftës.

Ovsyannikova shkroi në Telegram se 10 oficerë nga Komiteti Hetimor i Federatës Ruse, një organ i fuqishëm federal i ngjashëm me FBI-në, hynë në shtëpinë e saj, duke frikësuar vajzën e saj të vogël.

Dmitry Zakhvatov, avokate e grupit të të drejtave të njeriut në media, OVD-Info, thotë se ajo u arrestua në bazë të një ligji për shpërndarjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të vendit, i cili parasheh dënim deri në 15 vjet burg.

Ajo protestoi në Moskë muajin e kaluar me një baner në të cilin shkruhej se Vladimir Putin ishte “vrasës”.

Në muajin prill, Ovsyannikova u punësua nga një media gjermane për të raportuar për Ukrainën dhe Rusinë./UBTNews/

Exit mobile version