Në Skenderaj është bastisur një lokal nën dyshimin se po zhvilloheshin lojëra fati. Gjatë kontrollit, Policia e Kosovës ka hasur në pesë dëshmitarë, ndërkaq pronari nuk është takuar.
Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar shtatë aparatë për lojëra fati, dy kompjuterë, tre televizorë, një printer dhe 830 euro.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews