UBT News

Basri Sejdiu pret që së shpejti të kthehet në krye të SHSKUK-së

Ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu sot ka pranuar vendimin e shkallës së dytë të Inspektoratit të Punës, që ka hedhur poshtë si të pa bazuar ankesën e Bordit Drejtues të SHSKUK – së, të bërë ndaj vendimit të shkallës së parë të Inspektoratit të Punës, vendim i cili ka anuluar vendimin e Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shkarkimin e tij nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

“Vendimi i shkallës së dytë i Inspektoratit të Punës, vërteton vendimin e shkallës së parë të Inspektoratit të Punës dhe rjedhimisht kërkon kthimin tim të menjëhershëm në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK – së.Vendimit i shkallës së parë i Inspektoratit të Punës konstatoi një mori shkeljesh me rastin e shkarkimit tim nga Bordi Drejtues, duke perfshire procese që nuk ishin në kompetencë të drejtorit të përgjithshëm, duke listuar raporte të auditimeve të brendshme pa relevancë në raport me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK dhe shume pretendime tjera të kota, të gjitha me qëllim për të njollosur punën time të madhe dhe të ndershme. Vendimi I shkallës së dytë, vërtetoi këto konstatime nga vendimi i shkallës se parë dhe refuzoj ankesën e Bordit Drejtues. Tanimë ndihem krenar se në Republikën e Kosovës, kemi institucione profesionale dhe kredibile, që zbatimi i ligjit është prioritet dhe detyrë mbi detyrat.”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.

Sejdiu theksoi në fund se kjo është fitore e madhe e drejtësisë dhe profesionalizimit, dhe pret që së shpejti të kthehet në krye të SHSKUK./UBTNews

Exit mobile version