Bashkimi Evropian të enjten e shtoi grupin mercenar Wagner në listën e sanksioneve për pjesëmarrje aktive në luftën ruse në Ukrainë.
Wagner, i cili po drejton betejat ruse për të kapur qytetet ukrainase të Bakhmutit dhe Soledarit, edhe gjatë muajit shkurt u fut në listën tjetër të sanksioneve evropiane për shkelje të drejtave të njeriut dhe “destabilizim” të vendeve në Afrikë.
Wagner u shtua sërish në listë “për veprime që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”./UBTNews/