UBT News

Bashkimi Evropian rihap ambasadën në Kiev

Bashkimi Evropian rihapi ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, të cilën përkohësisht e ka zhvendosur në Poloni pas pushtimit rus të Ukrainës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell gjatë një vizite në Ukrainë, të premten. Pasi foli me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, Borrell tha se ata u pajtuan të përshpejtojnë përgatitjet për Këshillin e ardhshëm të Asociimit BE-Ukrainë, që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt.

Matti Maasikas, kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, postoi një foto të flamurit të BE-së jashtë ambasadës në Kiev, duke sinjalizuar kthimin e misionit diplomatik.

Italia gjithashtu synon të rihapë ambasadën e saj në Kiev menjëherë pas Festës së Pashkëve, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, njoftoi shërbimi italian i lajmeve Ansa./UBTNews/

Exit mobile version