Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se Bashkimi Evropian do të dyfishojë mbështetjen humanitare për Armeninë në 10.4 milionë euro.
Vendimi vjen pasi mbi 100 mijë refugjatë u larguan në Armeni nga Nagorno-Karabakh pasi forcat azerbajxhane pushtuan rajonin separatist gjatë muajit shtator.
“Ne fuqishëm do ta mbështesim Armeninë edhe për nevojat e saj humanitare”, deklaroi von der Leyen.
Von der Leyen shtoi se BE-ja do t’i japë edhe 15 milionë euro mbështetje buxhetore për Armeninë./UBTNews/