Bashkimi Evropian u pajtua për rregullore të reja historike antitrust që mund të riformësojnë në mënyrë dramatike modelet e biznesit të gjigantëve të teknologjisë amerikane Meta, Apple, Amazon dhe Google. Rregullat pritet të hyjnë në fuqi në fillim të tetorit.
Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së arritën të enjten një marrëveshje historike mbi Aktin e Tregjeve Dixhitale, një grup rregullash gjithëpërfshirëse që synojnë të frenojnë fuqinë e tregut të firmave me kontroll të ngushtë në ekonominë e internetit.
Rregullat do të zbatohen për kompanitë e teknologjisë me një kapitalizim tregu prej të paktën 75 miliardë euro (83 miliardë dollarë) ose të ardhura vjetore brenda BE-së prej të paktën 7.5 miliardë euro në tri vitet e fundit. Ata gjithashtu duhet të kenë të paktën 45 milionë përdorues mujorë ose 10 mijë përdorues biznesi në Bashkimin Evropian./UBTNews/