Adoptimi i portofolit dixhital mund të gjenerojë deri në 9.6 miliardë euro përfitime për BE-në dhe të krijojë 27 mijë vende të reja pune përgjatë 5 viteve të ardhshme thuhej në draft.
Ditën e Enjte Komisioni Evropian zbuloi planet për një portofol të identitetit dixhital ku Evropianët mund të aksesojnë shërbime publike dhe private përmes telefonit.
Me këtë portofol dixhital Evropianët mund të identifikojnë vetveten në formë dixhitale kur aksesojnë shërbime publike dhe private si një llogari bankare, të aplikojnë për një kredi, të deklarojnë taksat apo të regjistrohen në universitet.
“Me identitetin Evropian dixhital mund të kryejmë të njëjtat nevoja në një vend anëtar sikur të ishim në vendin tonë pa asnjë kosto ekstra dhe me më pak pengesa,” tha shefja e konkurrencës Margaret Vestager.
Adoptimi i portofolit dixhital mund të gjenerojë deri në 9.6 miliardë euro përfitime për BE-në dhe të krijojë 27 mijë vende të reja pune përgjatë 5 viteve të ardhshme thuhej në draft.
Duke reduktuar emetimet në lidhje me shërbimet publike, e-portofoli do të ketë një impakt pozitiv ndaj ambientit tha Komisioni. Portofoli nuk do të jetë i detyrueshëm për qytetarët.
Vendet anëtare kanë afat deri më 22 Shtator për të vendosur arkitekturën teknike, standardet, udhëzimet dhe praktikat më të mira të portofolit dixhital të identitetit. /PCWorld Albanian