UBT News

Bashkimi Evropian do të dërgojë municion në Ukrainë

Ministrat e Mbrojtjes nga Bashkimi Evropian nënshkruan një plan për të furnizuar Ukrainën me municion në vlerë 2 miliardë euro (2.1 miliardë dollarë) të hënën.

Sipas planit, 1 miliard euro do të përdoren për të rimbursuar anëtarët e BE-së që furnizojnë menjëherë Ukrainën me municion nga rezervat e tyre ekzistuese.

Paratë tjera do të përdoren për të përcjellë së bashku porositë e municionit posaçërisht për Ukrainën.

BE-ja synon të dërgojë 1 milion predha artilerie 155 milimetra në Ukrainë këtë vit./UBTNews/

Exit mobile version