UBT News

Bashkimi Evropian dhuron edhe 50 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

Mandatory Credit: Photo by Matteo Placucci/NurPhoto/Shutterstock (12894007b) Ukrainian refugees are seen waiting for to cross the border, inside the tent placed at the Ukrainian side of the borer in Palanca, Ukraine/Moldova,, on April 09, 2022. Ukrainian Refugees At The Local Bus Station, Palanca, Ukraine - 09 Apr 2022

Bashkimi Evropian do të alokojë edhe 50 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën për t’u ofruar mbështetje atyre që janë prekur nga pushtimi rus i Ukrainës, njoftoi Komisioni Evropian të dielën.

Paketa përfshin 45 milionë euro për projektet humanitare në Ukrainë dhe 5 milionë për Moldavinë fqinje. Asnjëra nga to nuk është anëtare e BE-së.

Sipas deklaratës, fondet do të përdoren për të “adresuar nevojat më urgjente humanitare duke ofruar shërbime mjekësore emergjente, qasje në ujë të pijshëm dhe higjienë të sigurt, strehim dhe mbrojtje, ndihmë në para dhe mbështetje kundër dhunës me bazë gjinore”.

Deri më tani Bashkimi Evropian ka ndarë 143 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën. Ky financim është pjesë e paketës së mbështetjes prej 1 miliard euro që u premtua nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji./UBTNews/

Exit mobile version