UBT News

Bashkimi Evropian dërgon 2 miliardë euro në Ukrainë

Bashkimi Evropian i dërgoi sot Ukrainës 2 miliardë euro fonde mbështetëse në kuadër të paketës prej 5 miliardësh. Donacioni u dha në vazhdën e luftës me Rusinë, e cila shpërtheu në muajin shkurt dhe nuk ka shenja të ngadalësimit.

Madje së fundi Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme me dronë rusë në qytetet kryesore të Ukrainës. Si pasojë e sulmeve u goditën objektet e furnizimit me energji, dhe sipas presidentit ukraianas, Volodymyr Zelensky, 30% e termocentralit është rrëzuar.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal përshëndeti mbështetjen e dorëzuar Kievit nga Bashkimi Evropian pasditen e sotme./UBTNews/

Exit mobile version