UBT News

​Bashkim Ramosaj betohet si kryetar i Deçanit

Në Kuvendin Komunal të Deçanit është mbajtur sot seanca konstituive, ku u bë betimi i kryetarit të rizgjedhur, Bashkim Ramosaj, si dhe i asamblistëve të rinj.

Kryetari Ramosaj, i cili fitoi zgjedhjet me 50.98 për qind të votave, premtoi qeverisje të drejtë, transparente dhe me llogaridhënie për qytetarët e Deçanit.

Në fjalën e tij pas betimit, Ramosaj u shpreh krenar për besimin e qytetarëve dhe theksoi se puna do të jetë fokusi kryesor i mandatit të tij.

Jam sot këtu para jush me krenarinë qe çdokujt ja jep ky qytet. Krenari që vranë nga njerëzit e ndershëm, bujar e punëtor të këtij qyteti. Krenari deri në mburrje me të drejtë të cilën trashëgojmë edhe nga paraardhësit tonë që sakrifikuan që ky qytet të jetë i tillë e të ketë historinë e krenarinë e tillë. Qytetarë të nderuar, duke qenë përjetësisht mirënjohës për besimin tuaj. Do të jem shërbëtor i përulur në funksion të qëllimeve, synimeve tona të përbashkëta”, ka theksuar Ramosaj.

Ndërsa seanca konstituive është udhëhequr nga asamblisti më i vjetër në moshë, Mustafë Selmanaj.

Exit mobile version