Bashkësia Islame e Kosovës ka dënuar sulmin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Vjenë të Austrisë. BIK-u thekson se kjo është vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit.
“Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij. Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë. “Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”, thuhet në reagimin e BIK-ut.
Në këtë sulm kanë mbetur katër të vdekur dhe 17 të plagosur./UBTNews